A do të ketë pushime verore për gjermanët?

a-do-te-kete-pushime-verore-per-gjermanet?

Teksa vendet evropiane po shohin mundësitë sesi do të menaxhohet sezoni turistik në mesin e krizës së koronavirusit, Bareiss i tha gazetës Der Tagesspiegel se nëse shpërthimi epidemik mbetet nën kontroll, njerëzit mund të jenë në gjendje të pushojnë së shpejti jashtë vendit. Gjermania, shtoi ai, është në bisedime me vendet e tjera për pushimet verore.

Më shumë se 100,000 vetë konfirmohet të kenë vdekur prej Covid 19-tës në Evropë, por të dhënat e fundit sugjerojnë se vendet më të goditura nga virusi si Franca, Italia dhe Spanja, e kanë kaluar tashmë fazën më të keqe të pandemisë, transmeton TCH.

Presidenti francez Emmanuel Macron u tregua më i kujdesshëm duke thënë se është “ende shpejt për të bërë plane për pushimet verore”, megjithatë shtoi se kjo do të bëhet më e qartë deri në fillim të qershorit, përcjell albinfo.ch.

Bareiss sakaq u tha se shpreson që, duke pasur parasysh shifrat e deritanishme, do të jenë në gjendje t’i zbusin ndjeshëm kufizimet katër deri në tetë javët e ardhshme”.

I pyetur se cilat vende mund të vizitojnë gjermanët, komisioneri i turizmit tha se kryesisht do të bëhet fjalë për shtete fqinjë “ku mund të udhëtohet me makinë” si Austria, Franca, Polonia, Belgjika e Holanda. Por ai shtoi se nuk do të hiqte nga lista as rajone të tjera në Evropë si Majorkën apo ishujt grekë.

The post A do të ketë pushime verore për gjermanët? appeared first on Rahovecnews.net.