Rexhep Selimi flet sikur e njeh sëmundjen e depresionit, thotë se i ndjeri Agon Musliu nuk tregoi kur u pyet

rexhep-selimi-flet-sikur-e-njeh-semundjen-e-depresionit,-thote-se-i-ndjeri-agon-musliu-nuk-tregoi-kur-u-pyet

Ai ka thënë se sipas informatave nga institucionet që ka marrë, pak minuta para se 26 vjeçari të kryente, siç dyshohet, vetëvrasjen, nga qendra mjekësore e Gjilanit ka arritur një njoftim se i ndjeri ka pasur probleme me depresionin.

“Problemet për shëndetin e tij mendor kanë ardhë shumë vonë në qendrën operative emergjente. Emaili nga qendra mjekësore e Gjilanit ka arritur në qendër në ora 17:03 minuta, ku njoftohet që personi ka probleme depresioni dhe për fat të keq kjo ka ardhur 15 minuta para se të ndodhte rasti”, ka thënë Selimi në T7, shkruan Reporteri.net.

Por Selimi nuk ka përmendur në këtë pikë se në listën e ambasadës, Agon Musliu ishte përmendur si një nga personat që kishin vërtetime se kanë probleme shëndetësore.

Zyrtari i VV-së, që ka folur me shumë kompetencë, duket se njeh mirë edhe ‘depresionin’ si sëmundje dhe sipas tij, pacientet më këtë sëmundje edhe po rrëfyekan sëmundjen. Ajo çfarë njeh shkenca, depresioni në fakt kryesisht mbahet fshehur nga personat e prekur, ani pse për këtë duhet një ekspertizë më e madhe shkencore.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë ta trajtojë me seriozitet këtë rast, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes Musliu nga Gjilani.

Selimi ka treguar se vetëm nga Gjermania 900 qytetarë presin të kthehen në mënyrë të organizuar dhe se listën e prioriteteve e përcakton dhe përpilojnë ambasadat dhe konsullatat atje.

“Shefi i misionit merret me listën e kthimit, jo Ministria e Jashtme këtu”, ka deklaruar ai.