Policia jep detaje për trupin e pajetë që u gjet në Gjilan

policia-jep-detaje-per-trupin-e-pajete-qe-u-gjet-ne-gjilan

Të hënën është gjetur një trup i pajetë pranë lumit në mes fshatrave Llofcë dhe Burnicë të Gjilanit, njofton policia në raportin 24 orësh

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ndërkaë policia bën të ditur se trupi i pajetë që është gjetur është identifikuar nga familjarët dhe është personi i cili ishtë raportuar i zhdukur nga data 24 mars.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkartëse policore, ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe FSK’ja, të cilët e kanë tërhequr trupin e pajetë.

Po ashtu bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar në Prishtinë për obduksion.