Për anulimin e mbrëmjes muzikore e cila ishte e planifikuar të mbahet më datë: 29 prill 2020
Mbrëmja muzikore e planifikuar të mbahet nesër, më 29.04.2020, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, është anuluar.
Përkundër që Komuna e Rahovecit ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rregull në bashkëpunim me policinë e komunës tonë, kërkesa jonë dhe e komunave tjera është anuluar, deri në njoftimin e ardhshëm nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Shpresojmë që sa më shpejtë të shfuqizohen vendime të tilla, gjithmonë duke besuar në vetëdijesimin e qytetarëve për respektim të distancës në evente të tilla.
Falënderojmë përzemërsisht gatishmërinë e artistëve tanë, duke shpresuar që shumë shpejt do realizohen evente të tilla kulturore dhe relaksuse për qytetarët, sidomos në kohë pandemie.
Faleminderit për bashkëpunim!
Bashkë jemi më të fortë!