Liverpooli kërkon kohë për Wernerin

liverpooli-kerkon-kohe-per-wernerin

Gjiganti anglez nuk dëshiron të ngutet derisa ta marrë një vendim përfundimtar për sulmuesin gjerman

Liverpooli iu ka thënë përfaqësuesve të Timo Wernerit që klubi anglez ka nevojë për kohë, për të vendosur për sulmuesin gjerman.

Sipas mediumit prestigjioz britanik “The Guardian”, “Reds” nuk do ta bëjnë një ofertë zyrtare derisa të shikohen pasojat që do t’i lë koronavirusi në futboll.

Përfaqësuesi gjerman e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Leipzigu gjatë verës që vjen.

Ai ka siguruar se nuk do t’i bashkohet një klubi tjetër gjerman.

Natyrisht, dëshirë e sulmuesit të rrezikshëm është transferimi në “Anfield Road”.

Për të, Leipzigu i kërkon 60 milionë euro.

The post Liverpooli kërkon kohë për Wernerin appeared first on RahovesNews.