Home Lajmet Lajmet nga Bota Koronavirusi në botë (5 maj) – Gati 3,7 milionë raste, mbi 253.000 vdekje dhe 1,2 milionë të shëruar

Koronavirusi në botë (5 maj) – Gati 3,7 milionë raste, mbi 253.000 vdekje dhe 1,2 milionë të shëruar

0
Koronavirusi në botë (5 maj) – Gati 3,7 milionë raste, mbi 253.000 vdekje dhe 1,2 milionë të shëruar

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epiqendër aktuale e pandemisë globale, viktimat nga koronavirusi janë tashmë mbi 70.000, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 1.215.457 transmeton Kosova Post.

Italia ka raportuar 236 viktima të tjera nga COVID-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i vdekjeve në vend është rritur në 29.315. Rastet aktive kanë rënë tashmë nën pragun psikologjik 100.000.

Spanja ka bërë të ditur se është rritur me 185 veta numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në vend gjatë ditës së fundit duke arritur në 25.613 në total, kurse të infektuarit janë tashmë 250.561.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Francë është rritur me 306 duke shkuar në 25.201, kurse ai i të infektuarve në 203.253, nga të cilët 1.199 në 24 orët e fundit.

Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar 288 viktima të tjera nga koronavirusi i ri, gjë që e çon në 28.713 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga kjo sëmundje në vend, 47 prej të cilëve me origjinë turke. Prej tyre, në Turqi janë sjellë 37 deri më tani. Autoritetet britanike kanë bërë me dije gjithashtu se rastet e konfirmuara janë rritur me 3.985 pacientë në 24 orët e fundit duke arritur në gjithsej 190.584. Nga ana tjetër, për shkak të masave kundër llojit të ri të virusit korona është shtyrë për në muajin shtator edhe gjyqi që zhvillohet në Londër për riatdhesimin në SHBA të Julian Assange, themelues i platformës “WikiLeaks”, e cila publikoi dokumentet në cilësinë e provës së krimeve të forcave amerikane në Irak e Afganistan.

Në Belgjikë ka arritur në 50.509 numri i rasteve me COVID-19, ndërsa viktimat që nga fillimi i pandemisë kanë shkuar në 8.016.

Bosnjë-Hercegovina ka raportuar 1.946 të infektuar, 79 të vdekur dhe 911 të shëruar nga kjo sëmundje deri më tani.

Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi është regjistruar 1 rast i ri me koronavirus duke e çuar gjithsej 324 numrin e të infektuarve.

Kurse në Shqipëri janë regjistruar 820 persona të infektuar dhe 70% e tyre janë shëruar, ndërsa 31 kanë humbur jetën.

Maqedonia e Veriut ka raportuar se nga COVID-19 ka vdekur edhe 1 pacient në 24 orët e fundit duke e çuar numrin total të viktimave në 86; kurse numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 1.526.

Kurse në Brazil, ku 7.367 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri deri më tani, Presidenti Jair Bolsonaro, ka refuzuar të bëjë publike rezultatet e testeve të tij për COVID-19 pavarësisht vendimit të gjykatësit federal duke shkaktuar debat në vend.

Numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në disa vende të tjera është: Gjermania 6.993, Holanda 5.082, Kanadaja 3.854, Suedia 2.769, Meksika 2.271, Zvicra 1.784, Ekuadori 1.569, Peruja 1.344, Irlanda 1.319, Portugalia 1.063, Rumania 818, Polonia 698, Austria 600 dhe Kili 270.

Zelanda e Re ka raportuar 20 të vdekur nga COVID-19 deri më tani, ndërkohë që 1.302 persona janë shëruar në mesin e gjithsej 1.486 rasteve të konfirmuara. Kryeministrja Jacinda Ardern ka theksuar se e kanë fituar luftën me këtë virus, por kufijtë e vendit do të mbahen mbyllur “për një kohë të gjatë” për vendet e tjera, me përjashtim të Australisë.

Kurse në Australi, e cila ka konfirmuar 97 vdekje nga koronavirusi deri më sot, janë shëruar 5.859 të infektuar. Qytetarët turq që kanë mbetur të bllokuar në këtë vend për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore në kuadër të masave kundër pandemisë, do të sillen në Turqi me anë të fluturimeve private.

The post Koronavirusi në botë (5 maj) – Gati 3,7 milionë raste, mbi 253.000 vdekje dhe 1,2 milionë të shëruar appeared first on Rahovecnews.net.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!