Dita e Shëngjergjit – festë pagane që asnjëherë s’u shua

Mê 6 maj bie dita e Shëngjergjit, kur edhe kremtohet festa e madhe popullore pranverore, e cila ka origjinë pagane dhe është relikt i nderimit të hyjnive dhe demonëve të natyrës në lashtësi, festë këtë të cilën e festojnë edhe shqiptarët e Kosoves, Maqedonisë, Malit të Zi, dhe disa popuj të tjerë të Ballkanit.

Në Kosovë, Ditën e Shëngjergjit e kremtojnë edhe romët,  të cilit pa marrë parasysh gjendjen materiale, këtë ditë e kalojnë në natyrë.Meqë Ditën e Shëngjergjit e nderojnë edhe myslimanët e krishterët, kjo festë konsiderohet si sinkretike, ku njeriu e falëmnderon natyrën dhe forcat hyjnore, për faktin që shpëtoi, ” doli nga dimri”, dhe nga të njejtat forca  kërkon shëndet dhe mbarësi në familje. Disa rite që bëhen në ditën e Shëngjergjit, siç janë, bie fjala flijimi, shkruarja e hajmalive, falli, supozohet që kishin të bëjnë me nderimin e hyjnive apo demonëve të natyrës, vendin e të cilëve më vonë e zuri Shën Gjergji.Elementet e lashta pagane të kësaj feste i bashkojnë njerëzit e përkatësive të ndryshme etnike dhe ithtarët e besimeve të ndryshme.Gradualisht, festa e Shëngjergjit më shumë kuptohet si krentimi i ardhjes së verës, pa shumë konotacione fetare.