Diskutojnë klubet e Premierligës: Ndeshjet të shkurtohen në më pak se 90 minuta lojë

diskutojne-klubet-e-premierliges:-ndeshjet-te-shkurtohen-ne-me-pak-se-90-minuta-loje

Drejtori i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë, Gordon Taylor – i cili ka marrë pjesë në diskutimet për rinisjen e futbollit në Angli – ka zbuluar se njëri ndër propozimet ka qenë që ndeshjet të shkurtohen në më pak se 90 minuta lojë.

Ndeshjet e futbollit dhe seancat stërvitore në Angli kanë qenë të pezulluara që nga mesi i muajit mars shkaku i virusit Covid-19. Ndërsa, shefi i Unionit të Lojtarëve, Taylor, e ka bërë të qartë se ai s’mund ta paramendojë kthimin e futbollit deri në mes të qershorit.

Premierliga e nisi “Projektin e Rinisjes” në tentim për të gjetur mënyrat më të mirë për kompletimin e sezonit 2019/20, përderisa ndeshjet e mbetura prite të zhvillohen në stadiume neutrale në Angli apo edhe në ndonjë vend tjetër.

Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, ka propozuar rritjen e numrit të zëvendësimeve për një ndeshje në mënyrë që lojtarëve t’u lehtësohet barra e punës, pasi që shumë ndeshje pritet të zhvillohen brenda një afati të shkurtër kohor.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë, që përfaqëson futbollistët në Angli dhe Uells, ka thënë se në diskutime është propozuar edhe shkurtimi i ndeshjeve.

“Ne nuk e dimë të ardhmen, ajo që ne e dimë është se çfarë propozime janë bërë, çfarë ide janë dhënë… mundësia e më shumë zëvendësimeve, shkurtimi i ndeshjeve në më pak se 45 minuta për secilën pjesë”, ka thënë Taylor.

“Ne kemi folur edhe për stadiumet neutrale… shumë gjëra janë vendosur në tavolinë, por tani duhet të presin dhe ta shohim se cilat propozime janë më të mirat”.

The post Diskutojnë klubet e Premierligës: Ndeshjet të shkurtohen në më pak se 90 minuta lojë appeared first on RahovesNews.