Musliu-Shoshi tha se pandemia nuk ka qenë prioritet politik i Qeverisë Kurti.
Sipas saj kjo qeveri është vonuar në marrjen e masave anti-Covid.
“Mendoj që pandemia ishte dashur që të jetë prioritet politik i Qeverisë Kurti. Unë nuk mendoj se ka qenë prioritet politik. Ngjarjet ditore politike kanë qenë prioritet dhe kjo ju ka dhënë stres qytetarëve”.
“Pse ka dështuar ose nuk e ka menaxhuar mirë këtë pjesë luftimin me pandeminë ose Covid-19 është vonesa e marrjes së masave. Përderisa ne votonim buxhetin nuk kishte një fond të miratuar, derisa vendet e tjera kishin filluar të merrnin masa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nga data 10 deri më 15 mars”.
“Në të njëjtën kohë kemi pasur shtete fqinj që kishin shpallur Gjendjen e Jashtëzakonshme, ne as që ishte në plan të qeverisë një fond i veçantë. Dështimi tjetër është testimi i vogël përveç distancës sociale dhe higjienës”.
Deputetja e PDK-së shtoi se në Kosovë janë kryer pak testime edhe përkundër rekomandimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Rekomandim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është që të bëhet sa më shumë testime. Tjetër dështim ka të bëjë me shkeljet kushtetuese me kufizimin orarit të lirisë së qarkullimit, nuk them se është hap i keq, mirëpo duhet të ketë kritere edhe kur nje qytet hyn në karantinë edhe kur del”.
Ajo tha se vendi ynë duhet të ketë një plan konkret për rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Tjetër dështim është Pakoja Emergjente e nënshkruar nga ministri më 3 prill. Është një shtrese për të cilin unë i kam ngritur shqetësimet. Është konkretisht shtresa e qytetarëve që nuk kanë asnjë të hyrë në muaj. Është pika 1.15 ose 1.16, por përsëri unë kam ankesa nga qytetarët. Edhe pse është shumë e vogël sepse ka familje që janë katër ose pesë anëtarë dhe tani ka kaluar muaji mars dhe prill dhe ata nuk e kanë marrë asnjë cent”.