Bundesliga pritet të rifillojë me 15 maj, Merkel ka dhënë ditën e gjelbër për të vazhduar

bundesliga-pritet-te-rifilloje-me-15-maj,-merkel-ka-dhene-diten-e-gjelber-per-te-vazhduar

Bundesliga është e vendosur që të rikthehet dhe flitet se e ka marrë dritën e gjelbër për t’u kthyer më 15 maj nga qeverinë gjermane.

Gjermania pritet të jetë vendi i parë i madh që  lejon rikthimin e futbollit pas pandemisë së coronavirusit.

Reuters shkruan se masat për të kontrolluar përhapjen e coronavirusit do të lehtësohen dhe këtë do ta bërë të ditur në një telekonferencë kancelaria Angela Merkel të mërkurën.

Udhëheqëesit e vendit pritet të japin dritën e gjelbër për hapjen e dyqaneve të mëdha nga 11 maji.

Një nga masat e hapjes do të jetë edhe rifillimi i ndeshjeve të Bundesligës, por me kushte të rrepta dhe pa tifozë në stadiume.

Klubet gjermane janë rikthyer në stërvitje që nga muaji i kaluar me kufizime, ku tani pritet një rikthimi i planifikuar në stërvitjet me të gjithë skuadrën për të qenë gati për ndeshje.

Bundesliga ka qenë në pauzë që nga muaji mars ku kanë mbetur edhe nëntë ndeshje.

The post Bundesliga pritet të rifillojë me 15 maj, Merkel ka dhënë ditën e gjelbër për të vazhduar appeared first on RahovesNews.