Besnik Bislimi e pranon se një pjesë e pagesave për punëtorët kanë shkuar në llogari të bizneseve

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka dhënë shpjegimin e tij lidhur me pagesat e punëtorëve prej 170 euro nga ana e qeverisë përmes masës 3 të pakos emergjente.

Bislimi ka thënë se  4.4 për qind e biznesve nga ata që kanë aplikuar kanë shkuar në kompenzim të llogarive të punëdhënësit, raporton Gazeta Express.

“Ministria e Financave ka pranuar përmes platformës së saj në Administratën Tatimore të Kosovës aplikime nga 26.422 biznese për kompenzim me nga 170 euro për punëmarrësit e tyre. Numri i përgjithshëm i punmarrësve është 126.000. Nga këto 26.422 biznese, vetëm 4.4% e tyre, ose 1.162 sosh kanë kërkuar kompenzim në llogarinë e punëdhënsit (kjo për arsye se ata kanë dokumentuar që përkundër vështirësive, kanë paguar pagat e punëtorëve të tyre)”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se një pjesë e punëtorëve e ka marrë kompenzimin të premten ndërsa pjesa më e madhe do t’i marrë sot.

Bislimi po ashtu ka thënë se punëtorë që nuk kanë marrë pagesat mund të kenë gabuar me ngarkimin e të dhënave, ose mund të ketë ardhur me vonesë.

“Ata të cilët nuk i kanë marrë ende mjetet i takojnë njërës nga kategoritë e mëposhtme:

  1. Të dhënat janë ngarkuar gabimisht në sistem (për shembull kontabilisti që kryen shërbime për disa kompani, nga pakujdesi ka ngarkuar listat e gabuara të punëtorëve tek kompanitë përkatëse) ose Kërkesa ka ardhë më vonë se tjerat dhe trajtohet në valën e dytë”, ka thënë Bislimi.

Ministri në detyrë ka thënë se ka pasur tendenca të keqpërdorimit të pakos nga disa biznese dhe kontabilistë të papërgjegjshëm.

“Janë supermarkete, barnatore apo furra të cilat kanë qenë hapur dhe megjithatë kanë ngarkuar pothuajse gjithë stafin e tyre për kompenzim (në shumicën e rasteve është fjala për keqpërdorim, për shembull ka rrjet supermarketesh që ka qenë hapur gjithë kohën dhe megjithatë ka plotësuar kërkesë për kompenzim të mbi 1.100 punëtorëve, dhe unë e kam ndaluar), pastaj kërkesa ka ardhë nga ndërmarrje publike apo shoqërore e cila është paraparë të përfitojë nga masa 4 e jo masa 3.

Po ashtu ka të tillë që kanë aplikuar për kompenzim më shumë se një herë që nuk është idea e pakos (për shembull një kontabilist i papërgjegjshëm ka futur veten në listat e punëtorëve të hiq më pak se 23 bizneseve, dhe natyrisht që këso tendenca për keqpërdorime të pakos nuk do lejohen)”, ka thënë