Home Lajmet ​Nol Nushi e Tomë Gashi mohojnë të jenë rrahur pas debatit televiziv

​Nol Nushi e Tomë Gashi mohojnë të jenë rrahur pas debatit televiziv

0

Më herët ishte thënë se ata ishin rrahur pas përfundimit të debatit televiziv në RTK, por kjo është mohuar nga të dy ata.

Në një prononcim për e TV Dukagjini Nol Nushi ka thënë se nuk ka pasur konfrontim fizik me Tomë Gashin, por ka pranuar se e ka gjuajtur me ujë.

“Mos shqetësoheni. E kam gjuajtur me ujë pasi jam ofenduar tepër rëndë dhe dëshmitarët e kanë parë se sa jam ofenduar. Unë nuk e kuptoj pse Milaim Zeka ka publikuar lajmin për rrahje me Tomë Gashi”, ka thënë Nushi.

Ai nuk ka treguar fjalët për shkak të të cilave është ofenduar, duke thënë se “ka kulturë familjare dhe se nuk ka mundësinë të lëshohet në atë nivel”.

Edhe avokati Tomë Gashi ka thënë se pas debatit nuk ka pasur rrahje.

“Nol Nushi ka mund të gjuajë me ujë. Nuk ka pasur kurrfarë rrahje. Gjithçka është incizuar në TV. Atë që e ka merituar, ia kam kthyer”, është shprehur ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!