Vjen reagimi i vonuar i Vjosa Osmanit për vdekjen e 26 vjeçarit

vjen-reagimi-i-vonuar-i-vjosa-osmanit-per-vdekjen-e-26-vjecarit

Osmani, me rastin e vdekjes tragjike të 26-vjeçarit Agon Musliu nga Gjilani, ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit, i cili në rrethana ende të panjohura kërceu dje nga kati i katërt i Qendrës së Studentëve në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

“Lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Agonit, e kam pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe udhëheqëse e Kuvendit të Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tij”, thuhet në telegram.

Telegrami i plotë i Osmanit:

“E dashur familje Musliu,

Lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Agonit, e ka  pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe udhëheqëse e Kuvendit të Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tij.

Vdekja e Agonit, në lulen e rinisë, është ngjarje e trishtë, e cila I ka prekur zemra e cdo qytetari të vendit dhe e ka pllakosur Kosovën në zi. Ajo ndodh në një kohë të rëndë për të gjithë ne, në rrethana të pasqaruara plotësisht. Unë shpresoj se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike.

Si Kuvend i Kosovës ne do të mbështesim  ҫdo nismë për hetim të pavarur e profesional, i cili do ta zbardhte përfundimisht gjithë ҫfarë ka ndodhur me familjarin tuaj pas kthimit të tij në atdhe.

Dr. Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit”, thuhet në telegram. /Lajmi.net/