Skuadra gjermane ende në kërkim të kriminelëve të luftës së  Dytë Botëror

skuadra-gjermane-ende-ne-kerkim-te-krimineleve-te-luftes-se- dyte-boteror

Edhe pse Lufta e Dytë Botërore mbaroi pothuajse 75 vjet më parë, gjuetia për kriminelët nazsitë të luftës vazhdon, teksa një njësi speciale lufton t’i vendosë ata para drejtësisë.

Jens Rommel drejton një skuadër të vogël në zyrën qendrore për hetimin e krimeve nacional-socialiste, e cila është e dedikuar ndaj spastrimit të botës nga nazistët e moshuar.

Ai punon në një ish burg grash në qytetin piktoresk gjerman të Ludëigsburg.

Ai dhe hetuesit e tij kanë në dorë rreth 1,7 milionë dokumente që datojnë në 1930, për të gjetur ata që kryen krime lufte në makinerinë totalitare të Adolf Hitler.

Skuadra zotëron koleksionin më të madh të dokumenteve dhe dosjeve rreth krimit të nazismit. Njësi u formua në vitin 1958 dhe vazhdon ende tani të kërkojë kriminelët e mbetur.

Çdo bashkëpuntor i Hitlerit është identifikuar, duke përfshirë edhe ata me rolet më të vogla. Mosha e madhe e tyre e bën kërkimin më të vështirë dhe hedhja në gjyq e 90 vjeçarëve ka ngritur debate.

Por Gjermania duket se nuk do t’i mbyll dosjet deri sa çdo individ të jetë dënuar.s.net.

The post Skuadra gjermane ende në kërkim të kriminelëve të luftës së  Dytë Botëror appeared first on Rahovecnews.net.