Klubi i njohur evropian insiston për Rashicën

klubi-i-njohur-evropian-insiston-per-rashicen

Ylli kosovar, i cili shkëlqeu në dy sezonet e fundit në Gjermani, është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane

Borussia Dortmundi e ka rikthyer interesimin për Milot Rashicën.

Gjiganti gjerman e sheh mesfushorin kosovar si pasardhës të Jadon Sanchos, shkruan mediumi “Todo Fichajes”.

Ylli anglez pritet të largohet nga Verdhekaltrit gjatë verës dhe atë mund ta zëvendësojë pikërisht futbollisti vushtrrias.

Madje, ky medium raporton se Dortmundi tashmë i ka nisur bisedimet me drejtuesit e Werder Bremenin për Rashicën.

Klubi gjerman e vlerëson përfaqësuesin kosovar 35 milionë euro.

23 vjeçari ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Werderin, ku ishte lojtari kryesor.

Ai i ka realizuar 10 gola deri tash këtë sezon në të gjitha kompeticionet, prej tyre 7 në Bundesligë.

Për të, interesim kanë shfaqur edhe klubet angleze Liverpool dhe Aston Villa.

Rashicën në Gjermani e do edhe Leipzigu, kurse në Itali e pëlqen Napoli.

Futbollisti ofanziv ka kontratë me Bremenin deri në vitin 2022.

Në total, ish-futbollisti i Vitesses i ka realizuar 23 gola në 59 paraqitje me Werderin.

Rashica është i gatshëm për hapin e radhës në karrierë.

The post Klubi i njohur evropian insiston për Rashicën appeared first on RahovesNews.