Behramaj: Masat jokushtetuese nuk vlejnë për “yllkat dhe fatosat” e Lëvizjes Vetëvendosje

behramaj:-masat-jokushtetuese-nuk-vlejne-per-“yllkat-dhe-fatosat”-e-levizjes-vetevendosje

Behramaj ka thënë se si mjeshtre e shfrytëzimit të tragjedive njerëzore, Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që politizoi shumë tragjedi, por deshën t’ia fusin flakën edhe gjithë shtetit për to. Ndërsa, sipas tij, për t’i ikur tash përgjegjësisë institucionale, të njëjtit paturpësisht po deklarojnë që po politizohet tragjedia e të riut nga Gjilani.

Ai ka thënë se nga Karantina e Qendrës së Studentëve, që është bërë si Qendër Paraburgimi, yllkat e fatosat e njerëzve të tyre i lirojnë me vendime gjoja si raste me probleme shëndetësore, kurse ata që vërtet kanë probleme shëndetësore, sikurse në rastin e Agon Musliut që humbi jetën tragjikisht, i mbajnë dhunshëm dhe pa kujdesin e duhur nga shteti.

“Masat jokushtetuese që i përdhosin të drejtat e qytetarëve nuk vlejtën për Lëvizjen Vetëvendosje, kur konfirmuan zyrtarisht që ishin duke organizuar protestë midis pandemie në kundërshtim me to, duke pohuar që vendimi i Gjykatës Kushtetuese shtyu protestën e tyre.

Nga Karantina e Qendrës së Studentëve, që është bërë si Qendër Paraburgimi, yllkat e fatosat e njerëzve të tyre i lirojnë me vendime gjoja si raste me probleme shëndetësore, kurse ata që vërtet kanë probleme shëndetësore, sikurse në rastin e Agon Musliut që humbi jetën tragjikisht, i mbajnë dhunshëm dhe pa kujdesin e duhur nga shteti.

Si mjeshtre e shfrytëzimit të tragjedive njerëzore, Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që politizoi shumë tragjedi, por deshën t’ia fusin flakën edhe gjithë shtetit për to. Ndërsa, për t’i ikur tash përgjegjësisë institucionale, të njëjtit paturpësisht po deklarojnë që po politizohet tragjedia e të riut nga Gjilani.

Nuk po politizohet, por po kërkohet përgjegjësi institucionale nga ju që nuk keni lënë tragjedi pa politizuar.

Megjithatë, përderisa qytetarët i karantinojnë dhe vetë bëhen gati të protestojnë ose përderisa militantët i lirojnë si raste shëndetësore dhe ata me probleme shëndetësore i detyrojnë të qëndrojnë, atëherë këta janë bërë kërcënimi më i madh për të drejtat dhe liritë e garantuara. Dhe, kërcënimi më i madh për rendin tonë kushtetues!”, ka shkruar Behramaj.