​Vetëvendosje kërkon hetime të pavarura për vetëvrasjen e 26-vjeçarit nga Gjilani

​vetevendosje-kerkon-hetime-te-pavarura-per-vetevrasjen-e-26-vjecarit-nga-gjilani

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për masën e përkohshme që Gjykata Kushtetuese ndërmori ndaj dekretit të presidentit Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit për qeverinë e re dhe për, siç thuhet, përpjekjen e partive të PLAN-it me presidentin për të formuar një qeverisje jo kushtetuese, ilegale e jo legjitime.

Po ashtu në mbledhje u theksua edhe përkrahja gjithnjë e në rritje nga qytetarët për Lëvizjen Vetëvendosje që vjen si rezultat, siç thuhet, i shumë punëve të mira në qeveri, menaxhim të mirë me situatën pandemike dhe konsistencën e saj karshi zotimeve për të cilat ka marrë besimin e qytetarëve.

Ndryshe, mbledhja e sotme e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje u mbajt duke respektuar rregullat e kërkuara nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë dhe pati disa pika të rendit të ditës ndër të cilat edhe zhvillimet e fundit në vend. /Lajmi.net/