Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, të dyshuarit godasin me veturë një polic

te-shtena-me-arme-zjarri-ne-prishtine,-te-dyshuarit-godasin-me-veture-nje-polic

Të shtunën në Prishtinë është raportuar për të shtën zjarri, ndërkaq të dyshuarit derisa kanë qenë duke ikur me veturë kanë goditur një zyrtar policor

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kanë shtënë me armë zjarri kanë ikur me veturë dhe gjatë tentimit për ta ndaluar veturën e të dyshuarve është goditur viktima mashkull kosovar (zyrtar policor)”, theksohet në raportin e policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja. Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.