Policia e konfirmon arrestimin e personit që e kërcënoi Pacollin

policia-e-konfirmon-arrestimin-e-personit-qe-e-kercenoi-pacollin

Naim Murseli, këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, ka thënë se mbrëmë është arrestuar nga policia një i dyshuar pasi e kishte kërcënuar Pacollin.

Klan Kosova ka kontaktuar Zyrën për Media të Policisë të cilët për këtë rast u deklaruan “Ju njoftojmë se Policia e Kosovës pas hetimeve te zhvilluar në konsultim me prokurorin kompetent të rastit dhe identifikimit te personit me date 10.03.2020, i dyshuari me iniciale (E.H.) është arrestuar”.

E një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti po dyshohet se ka kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit. E për këtë çështje ka folur vet Pacolli. Ai ka shpjeguar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që t’i ndjekë penalisht personat të cilët e kanë kërcënuar familjen e tij.

“Do përdori të gjithë instrumentet ligjorë që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime”, ka shkruar Pacolli.

E Behgjet Pacolli ka qenë cak i sulmeve publike pas përplasjeve që ka pasur me zyrtarët e Vetëvendosjes, të cilët kanë kërcënuar me arrestim nëse del nga shtëpia shkaku i kthimit të tij nga Zvicra, pasi sipas rregullave në Kosovë secili i kthyer duhet të qëndrojë dy javë i izoluar si pasojë e pandemisë.

Pacolli kishte alarmuar se ka mundur t’i bëhet edhe sulm kur ishte kthyer nga Zvicra në Aeroportin e Prishtinës.