‘Gënjeshtari’ Materazzi, ndryshon fjalët se çfarë i tha Zidanit për motrën!

‘genjeshtari’-materazzi,-ndryshon-fjalet-se-cfare-i-tha-zidanit-per-motren!

Marco Materazzi është rikthyer të flasë për atë që ndodhi mes tij dhe Zinedine Zidane në Kupën e Botës në vitin 2006.

Mbrojtësi italian ka zbuluar se çfarë i tha Zidanit para se të merrte një goditje të fortë me kokë.

Ish-mbrojtësi i Interit ka qenë gjithmonë një figurë e diskutueshme, edhe më shumë pas finales së Kupës së Botës 2006.

Materazzi, për dallim me vite më parë, dha një version pak më ndryshe nga ato që i tha Zidane.

“Nuk e prisja, por sinqerisht kjo ishte ajo që më shpëtoi. Nëse do ta shikoja të vinte, ne të dy do të kishim përfunduar në dhomën e zhveshjes”, tha Materazzi.

“Po e ruaja shumë, vazhdoja të kërkoja falje kur ai reagonte keq. Herën e tretë, e lëshova. Ai më tha: ‘Nëse dëshiron, mund ta marrësh fanellën më pas. ‘Unë i thashë se do të preferoja atë të motrës së tij…”.

Ky është një version ndryshe nga ai që Materazzi ka dhënë në të kaluarën, i cili kishte thënë ‘mund t’ia jepni fanellën motrës suaj’.

14 vite më pas, Materazzi vazhdon të mos e thotë të vërtetën rreth asaj se cfarë ndodhi mes tij dhe Zidane në fushë.

The post ‘Gënjeshtari’ Materazzi, ndryshon fjalët se çfarë i tha Zidanit për motrën! appeared first on RahovesNews.