Dje u ndaluan 10 persona nuk respektuan masat e qeverisë

dje-u-ndaluan-10-persona-nuk-respektuan-masat-e-qeverise

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona në tërë Kosovën, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Më së shumti arrestime kishte në Komunën e Prizrenit dhe atë të Prishtinës me nga katër persona..

Ndërsa në Mitrovicën Jugore dhe në Gjakovë policia arrestoi vetëm nga një person.

Gjilani, Ferizaj, Peja dhe Mitrovica Veriore ishin komunat më të disiplinuara.

Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.