Cristiano Ronaldo i bën dhuratë nënës një makinë superluksoze

cristiano-ronaldo-i-ben-dhurate-nenes-nje-makine-superluksoze

Në pritje për të kuptuar se kur do të rikthehet në Itali, Cristiano Ronaldo vijon të shijojë karantinën e tij në Madeira së bashku me pjesën tjetër të familjes.

Nëna e tij me siguri është ajo që ndihet më e lumtura me praninë e fëmijëve dhe të nipërve e mbesave.

Madje futbollisti ka vendosur ta surprizojë nënën e tij me një makinë luksoze ‘Mercedez Benz’ të mbështjellë me fjongo të kuqe.

“Falënderoj fëmijët e mi për këtë dhuratë të bukur. Ditë të mbarë për të gjithë”, shkruan Dolores në profilin e saj në “Instagram”.

Sot është dita e nënave dhe fëmijët e Dolores me sa duket nuk e kanë kaluar këtë ditë thjesht me një urim.

The post Cristiano Ronaldo i bën dhuratë nënës një makinë superluksoze appeared first on RahovesNews.