Vështirësitë e Kryeministrit Kurti

veshtiresite-e-kryeministrit-kurti

Për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, kryeministrin Kurti e presin vështirësi të mëdha, jo vetëm në përballje me Serbinë, por edhe në përballje me ndërkombëtarët, madje edhe me opozitën aktuale, pastaj, me partnerin e tij të koalicionit qeverisës, Isa Mustafa, me Shoqërinë civile, me OJQ-të dhe me mediat, sidomos me propagandën e TV-ve shqiptare, – në dëm të Kosovës dhe në interes të Serbisë:

– Vështirësitë me bllokadën nga Serbia në raportet e Kosovës me shtetet e me organizatat ndërkombëtare dhe me ndërhyrjen brutale të saj në punët e brendshme të Kosovës (me pëlqimin e ndërkombëtarëve e me mbikëqyrjen e tyre);

– Vështirësitë me presionin e madh e të padrejtë të ndërkombëtarëve mbi Kurtin, për kompromise të tjetra, të reja, të mëdha e të dëmshme për Kosovën e në favor të Serbisë;

– Vështirësitë me presionin e madh të kryetarit Thaçi mbi Kurtin, në përkrahje të ndërkombëtarëve për kompromise të tjera në dëm të Kosovës dhe në interes të Serbisë;

– Vështirësitë me presionin e madh të opozitës mbi Kurtin, për pranimin e kërkesave të ndërkombëtarëve për kompromise të tjera, të reja, të mëdha e të dëmshme për Kosovën dhe në interes të Serbisë;

– Vështirësitë me presionin e partnerit të tij të koalicionit qeverisës, Isa Mustafën e LDK-së, të njëjtë me presionin e ndërkombëtarëve, të Thaçit e të opozitës mbi Kurtin, për kompromise në dëm të Kosovës dhe në interes të Serbisë;

– Vështirësitë me propagandën e Shoqërisë civile, OJQ-ve dhe të mediave, sidomos me propagandën e TV-ve, në përkrahje të presioneve të ndërkombëtarëve, të kryetarit Thaçi e të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, mbi kryeministrin Kurti, për kompromise në dëm të Kosëvës dhe në interes të Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.

Pa i përmendur këtu, vështirësitë me trashëgiminë problematike të paraardhësve të tij; si: modeli i nënshtrimit dhe servilizmit neveritës ndaj të huajve (përjashto ish-kryeministrin Haradinaj), pastaj korrupsioni, nepotizmi, papunësia, varfëria, etj.